Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

Iluzioni i madh i Psg: 1,3 miliardë për të mos fituar Champions

Lapsi.al 24 August 2020
Iluzioni i madh i Psg: 1,3 miliardë për të mos fituar Champions

Ëndërra e madhe e emirit u thye. Një tjetër herë. Nëntë vjet e 1,3 miliardë euro në lojtarë, nuk kanë mjaftuar për të konkretizuar planin e madh në Doha: të merrnin një klub të periferisë futbollistike e ta conin në majën e Europës. Vitrina më e madhe që mund të shpresosh për të bërë emër në nivel planetar e për tu bërë i njohur nga të gjithë. Kjo ishte edhe idea për të marrë Neymar e Mbappé, ato për të cilët emiri në 2017, pagoi 402 milionë në një goditje të vetme. Shumë para. E Kupa me veshë të mëdhenj, për klubin e kryeqytetit francez, mbetet akoma një mirazh i largët.

Këtë herë në fakt i shkoi pranë. Psg, në finalen me Bayern Mynih, u përplas me saracineskën Neuer. E u dorëzua në goditjen e tradhëtarit Coman, një nga bijtë e rritur në klub. E kështu, arritja për të rrëmbyer Champions League në takimin e parë gjë që e kishte bërë vetëm Borussia Dortmund në 1997 kundër Juventus, dështoi. Psg nuk mund të festojë me shampanjë 50 vjetorin e themelimit. Modeli i zhvillimit - injeksione kapitalesh e një politikë komerciale ultra ofensive që deri tani kanë karakterizuar markën e fabrikës - nuk mjafton, për tani.

Është një zhgënjim edhe për ambicjet e emirit të Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani që tre vjet më parë e bëri Neymar lojtarin më të shtrenjtë në histori, duke paguar 222 milionë për ta marrë nga Barcelona, e Mbappé të dytin më të shtrenjtë në histori, duke derdhur 180 milionë të tjerë për Monaco. Të dyve i kërkoi vetëm një gjë: të fitonin Champions. Një skuadër e ndërtuar, në fakt, në nëntë sezone me zhurmën e qindra milionëve. Me goditje të mëdha, si Ibra e Thiago Silva në 2012 për të nisur projektin, por Psg nuk e ka gjetur ende formulën e duhur. Ose më mirë, nuk arriti ta gjejë tekniku Tuchel, shumë besues tek vetëm yjet aty përpara, që dje e tradhëtuan. Teknikut gjerman i mbetet vetëm një vit kontratë e vendi mbetet në dyshim. Do të vendosë emiri nëse do të vazhdojë kështu apo do ti besojë dikujt tjetër.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI