Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

Video/ Rikthehen në fushë kuqezinjtë: ja kundërshtarët e parë në Nations League

Lapsi.al 24 August 2020
Video/ Rikthehen në fushë kuqezinjtë: ja kundërshtarët

Ekipi kombëtar i mungon tifozëve që nga 17 nëntori 2019, duke mos patur mundësinë të luajë asnjë ndeshje miqësore ose zyrtare për shkak të pandemisë së Covid-19. Tekniku Edy Reja megjithatë ka qenë në kontakt me lojtarët, duke tentuar madje të ndjekë edhe ecurinë e lojtarëve, për të ndjerrë në fushë javën e ardhshme lojtarët më në formë.

Sipas asaj që bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare, "Në datë 29 Gusht trajneri Reja do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të flasë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe listën e tij të të grumbulluarve. Kuqezinjtë më datë 31 Gusht do të jenë të gjithë në urdhërat e stafi teknik në seancat stërvitore që do të zhvillohen në Kompleksin Tropikal".

Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë në 4 Shtator në Minsk dhe tre ditë më pas rikthehet në Air Albania Stadium për tu përballur me Lituaninë, rivali tjetër i grupit në këtë edicion të Kupës së Kombeve. Këto dy ndeshje do të jenë dhe të parat për kuqezinjtë në këtë vit të pazakontë, ku u anulluan dy ndeshjet miqësore me Slloveninë e San Marinon si edhe dy datat e muajit qershor ku trajneri Reja me stafin e tij do kishin mundësi të testonin skuadrën në prag të ndeshjeve kualifikuese.

https://youtu.be/Toc0edShg2s

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI