Flash

Raiola tregon të ardhmen e Pogba: befasohen Juventus e Real Madrid

Lapsi.al 24 August 2020
Raiola tregon të ardhmen e Pogba: befasohen Juventus e Real Madrid

Nuk ka lamtumirë nga Premier League për Paul Pogba. As Juventus e as Real Madrid, sepse nëse dëgjon Mino Raiola mesfushori francez do të qendrojë në Manchester. Menaxheri i fuqishëm ka shuar cdo zë merkato në lidhje me Paul Pogba. "Do të qendrojë tek Manchester United. Eshtë një lojtar kyc për United, kanë një projekt të rëndësishëm e ai është i përfshirë në 100% - ka shpjeguar Raiola -. Nuk do të pranojmë asnjë ofertë këtë verë për të shitur Pogba. Do të flasim së shpejti për një kontratë të re, pa asnjë stres".

I njëjti fat edhe për Erling Haaland, fenomeni i ri i futbollit botëror, i blerë në janar nga Borussia Dortmund. "Eshtë një keqardhje për ata që nuk e morën e një ëndërr për ata që do të duan ta marrin. Nuk do të lëvizë këtë vit, është mirë tek Dortmund. Nuk është momenti të lëvizë, jemi të ndërgjegjshëm për rrugën që mund të bëjë në karrierë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI