Flash

Video/ Ofensivë me fishekzjarre në mesnatë: ultrasit e Tiranës lënë pa gjumë Crvena Zvezda

Lapsi.al 25 August 2020
Video/ Ofensivë me fishekzjarre në mesnatë: ultrasit e

Nuk është hera e parë në absolut, por është padiskutim hera e parë që strategjia e lënies pa gjumë të kundërshtarëve aplikohet në Shqipëri. Tifozët ultras Tirona Fanatics kanë tronditur gjumin e futbollistëve të Crvena Zvezda, duke kryer një 'sulm' fishekzjarresh në afërsi të hotelit ku janë akomoduar futbollistët serbë.

Ashtu si dëshmojnë vetë “Fanatics” në faqen e tyre zyrtare për Zvezdan ishte "Koha për t’u zgjuar!", edhe pse strategjia për ti prishur qetësinë kundërshtarëve, në mënyrë që të mos pushojnë si duhet para ndeshjes së raundit të dytë të Champions, nuk është kryer e plotë. Bëhet fjalë vetëm për një valë fishekzjarresh, ndërkohë që shembujt e ndodhur më parë, një ndër më të spikaturit para Liverpool-Barcelona, kanë patur orare precize të përsëritura për ti lënë kundërshtarët pa gjumë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI