Flash

"Nëse do të shënonim të parët, do ishte ndryshe": Halili hedh sytë tani nga Europa League

Lapsi.al 25 August 2020
"Nëse do të shënonim të parët, do ishte

“Fati nuk ishte me ne, Unë jam i kënaqur për mënyrën si luajtëm". Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nuk ka mundur ta fshehë zhgënjimin për eleminimin nga Champions League, pavarësisht se skuadra e tij ka treguar një nivel të lartë dhe shkoi jo në pak raste pranë golit. "Kur ka humbje ka dhe mërzitje. Ka gjëra që nuk shkojnë mirë. Në qoftë se do të kishim shënuar ne golin, do qe tjetër simfoni. Për ne si klub e rëndësishme ishte paraqitja dinjitoze”, u shpreh Halili.

E ardhmja tani është në Europa League, ku ambicja është sigurisht futja në fazën e grupeve. Në fakt një performancë e tillë e rëndësishme si kjo kundër kampionëve të Serbisë e bën Halilin optimist: "Në ndeshjet e ardhshme që do të kemi do të jemi me kontingjent më të madh lojtarësh, të cilët vijnë këtë javë. Shpresoj që të vazhdojmë të ecim përpara. Fati nuk ishte me ne sot", përfundoi numri 1 i klubit.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI