Flash

Messi, futbollisti që heq një president: Bartomeu drejt dorëheqjes

Lapsi.al 26 August 2020
Messi, futbollisti që heq një president: Bartomeu drejt

Pas komunikimit të Lionel Messi se dëshiron të largohet nga klubi katalanas, duke aplikuar klauzolën e zgjidhjes së njëanshme të kontratës, që shkaktoi një kaos mes tifozëve e drejtuesve blaugrana, presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu është gati të japë dorëheqjen, duke pranuar kërkesën e Këshillit drejtues. Mbledhja urgjente, në fakt, kishte bërë që drejtuesit e klubit të kërkonin nga presidenti të bënte mënjanë. Skenar që, nëse konfirmohet, mund të ndryshojë fatin e Messi.

Dilemat për të ardhmen e numrit 10 vazhdojnë të pasurohen me detaje. Kur dukej se kishte marrë një drejtim të qartë, vjen tashmë një lëvizje tjetër e pas "burofax-it" të famshëm me të cilin argjentinasi ka komunikuar zyrtarisht dëshirën për tu larguar menjëherë me parametër zero nga klubi që e rriti, nga Barcelona hapen skenarë të tjerë që cojnë në revolucionin e shoqërisë përpara atij në fushë.

Sipas Tyc Sports, emitenti argjentinas që për herë të parë ka folur për komunikimin e Messi, presidenti Josep Bartomeu ka dhënë dorëheqjen. Vendimi ka ardhur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të klubit pas cështjes-Messi. Një zgjedhje që, nëse konfirmohet me fakte, do të trondiste sërisht skenarin për të ardhmen e Messi, që kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës.

Raportet mes Messi e presidentit Bartomeu janë të thyera e pas ngjarjeve të fundit, nga fjalët e Koeman tek zgjedhja për të lënë të lirë Suarez e Vidal, kanë mërzitur edhe më shumë Pleshtin. A është dëshirë për të ndryshuar ambjent, apo strategji për të larguar numrin 1 të klubit, do të jetë koha që do ta saktësojë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI