Flash

"Nuk jam fare i mërzitur, dua grupet e EL": Egbo motivon skuadrën, por ja kush janë kundërshtarët

Lapsi.al 26 August 2020
"Nuk jam fare i mërzitur, dua grupet e EL": Egbo motivon

Një humbje si ajo që mori Tirana në Air Albania, në raundin e dytë të Champions League, natyrisht që lë zhgënjim pas. Kundër Crvena Zvezda, bardheblutë bënë një performance impresionuese, shpenzuan shumë e në fund u dënuan nga një gol i marrë me goditje të ndaluar. "Ekipi ka fituar besim jashtëzakonisht të lartë - ka thënë Egbo pas ndeshjes -. Ka krijuar një personalitet dhe mentalitet fitues. Kemi tentuar deri në momentin e fundit për të ndryshuar fatin. Jam krenar çfarë kanë dhënë lojtarët, për të ndryshuar rezultatin.

Tekniku nigerian megjithatë nuk e bën dramë, duke tentuar ti japë motivimin e duhur të tijve, që tani duhet të kërkojnë të bëjnë po aq mirë, në një turne si Europa League, ku Tirana beson se mund të shkojë në fazën e grupeve: "I kam thënë çunave që nuk duhet mërzitur. Kështu e ka vendosur Zoti që do të ndodhë. Nuk jam mërzitur fare, jam shumë i kënaqur. Jeta vazhdon. Do të luajmë fatet tona, në Ligën e Europës. Dashtë Zoti mund të futemi në fazën e grupeve”, përfundoi Egbo.

Në fakt, për të njohur rivalët në kompeticionin e ri, Tirana duhet të presë që të përfundojnë dy turet kualifikuese të Europa League, ose më saktë data 1 shtator kur do të hidhet shorti i turit të tretë paraeliminator. Sipas asaj që saktëson Rregullorja e UEFA-s, në turin e tretë të turneut do të jenë prezente 20 skuadra: 10 do të jenë humbëset e turit të dytë kualifikues të Champions-it, ku bën pjesë tashmë edhe Tirana, ndërsa 10 skuadrat e tjera do të jenë 10 skuadra fituese të turit të dytë të Ligës së Europës.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI