Flash

Messi largohet nga Barcelona: 'Pleshti' thyen heshtjen me një follow... ndaj Manchester City

Lapsi.al 26 August 2020
Messi largohet nga Barcelona: 'Pleshti' thyen heshtjen me një

Deri dje dukej e pamundur, por Lionel Messi pas 20 vjetësh ka thyer mardhëniet me Barcelonën. Pleshti ka komunikuar me një fax, klubin katalanas, se ka ndërmend të largohet nga blaugrana e se dëshiron të ushtrojë klauzolën e zgjidhjes së njëanshme, që është prezent në kontratën e tij. Një tërmet i vërtetë futbollistik që ka tronditur gjithë botën e futbollit, që tani kërkojnë të mësojnë se ku do të luajë argjentinasi në sezonin e ardhshëm.

Messi ka heshtur deri tani, por nga profili i tij në Instagram vjen një sinjal që mund të interpretohet si një detaj i vogël: numri 10, në fakt, ka nisur të ndjekë Manchester City, që është një nga klubet në vijën e parë të pretendentëve për blerjen e tij.

Për më tepër, në Manchester, Messi do të rigjente mikun e tij Guardiola, me të cilin në Katalonjë ka fituar gjithcka: kaq ka mjaftuar për të cmendur nga gëzimi tifozët anglezë, që po ëndërrojnë me sy hapur. Mund të jetë vetëm një follow, por në këtë situatë është më shumë se një e dhënë vendimtare...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI