Flash

Sherri me shqiptarët në Mykonos, fundos Maguire: Anglia nuk e grumbullon, dënohet 21 muaj burg me kusht

Lapsi.al 26 August 2020
Sherri me shqiptarët në Mykonos, fundos Maguire: Anglia nuk e

Nuk ka përfunduar mirë për Harry Maguire, kapitenin e Manchester United. Mbrojtësi anglez, protagonist i një rrahje me një grup shqiptarësh që bëri xhiron e botës, në Mykonos, është gjykuar fajtor për agresion të rëndë, rezistencë ndaj arrestimit e tentativa të vazhdueshme korrupsioni në bisedat me policinë në ishulln grek të Syros. Maguire, që është lënë i lirë në fundjavën e kaluar, është dënuar 21 muaj e 10 ditë burgim, të pezulluara me kusht. E ndërkohë, tekniki i Anglisë Southgate e ka përjashtuar nga të grumbulluarit për Nations League.

Sipas akuzuesve, lojtari pas një sherri është ndaluar nga agjentët e policisë, të cilëve i ka bërë rezistencë duke i thënë frazën klasike "ju nuk e dini kush jam unë", duke arritur edhe ti ofrojë para për ta lënë të qetë.

Sipas avokatit të Maguire, lojtari, i vëllai e një mik janë futur në panik pasi kanë zbuluar se e motra Daisy ishte droguar nga një grup shqiptarësh. Në atë pikë, kanë thërritur një taksi për ti cuar në spital, por shoferi i ka cuar në rajonin e policisë ku të tre janë zënë me grushte e kanë ofenduar deri në tentativën e korrupsionit - kjo sipas asaj që dëshmojnë agjentët. Për avokatët bëhet fjalë për një keqkuptim nga ana e anglezit, me lojtarin që i referohej ndonjë lirimi me kusht.

Maguire ka bërë të ditur menjëherë se do ta ankimojë dënimin: "Kam besim se mund të dëshmoj pafajësinë time në këtë cështje në të cilën unë e familjarët e mi jemi viktimat" ka deklaruar ai. I vëllai Joe e miku që e shoqëronte janë dënuar 13 muaj.

SOUTHGATE: "MAGUIRE I PËRJASHTUAR NGA TË GRUMBULLUARIT"

Dënimi i ka kushtuar grumbullimin me Anglinë Maguires që nuk do të marrë pjesë në sfidat e Nations League kundër Islandës e Danimarkës. "Në dritën e zhvillimeve të kësaj mbrëmje, mund të konfirmoj se e kam përjashtuar Harry Maguire nga skuadra për ndeshjet kundër Islandës e Danimarkës", kanë qenë fjalët e teknikut anglez Southgate.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI