Pavarësisht dëmtimit të Pavard, Hans-Dieter Flick ka preferuar të ripozicionojë Kimmich në krah se ti japë një mundësi lojtarit që vinte nga Madrid, që në fund i është dashur të kënaqet me tre prezenca në Bundesliga, një në Kupën e Gjermanisë e pak minuta kundër Chelsea në kthimin e cerekfinales së Champions. Mjaftueshëm për të marrë medaljen e artë në të gjitha kompeticionet e për të qenë një nga protagonistët e Tripletës historike të Bayern.
Pas këtij sezoni për rekord Odriozola do të largohet nga Mynihu për tu kthyer tek Real. Kohët e fundit ka deklaruar se dëshiron të luajë kartat për të tentuar të bindë Zidane, por zërat e merkatos e largojnë nga Madrid. Mes skuadrave të interesuara është edhe Napoli i Gennaro Gattuso, që kërkon të freskojë krahët e mbrojtjes e që e ka patur në konsideratë edhe në të kaluarën ish-lojtarin e Real Sociedad.