Flash

Nga Partizani tek Napoli, "një ëndërr e bërë realitet" për Rrahmanin

Lapsi.al 26 August 2020
Nga Partizani tek Napoli, "një ëndërr e bërë

Amir Rrahmani është tashmë një lojtar i Napolit. Ish-qendërmbrojtësi i Partizanit, që tek të kaltrit u transferua nga Verona, është prezantuar në konferencën për shtyp bashkë me blerjen më të shtrenjtë të klubit Osimhen: "Të mbërrij tek Napoli është një ëndërr që u bë realitet - ka thënë kosovari -. Në të kaluarën kam luajtur edhe si i jashtëm në mbrojtje. Jam plotësisht në dispozicion të teknikut. Nuk kam shënuar kurrë në Serie A pavarësisht shumë goditjeve të bëra, shpresoj të kem më shumë fat në këtë sezon. Në Verona kam kaluar një sezon të rëndësishëm e jam i lumtur për sa kam bërë. Napoli u interesua që pas 2-3 muajsh nga fillimi i kampionatit, flisnin me menaxherin tim, ishte zgjedhja ime e parë e nuk mendova tjetër".

Osimhen, blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit të kaltër, nga grumbullimi në Castel di Sangro ka deklaruar: "Isha skeptik për Italinë për shkak të racizmit, por Napoli nuk është kështu. Vizitova qytetin vetë dhe këndvështrimi im ndryshoi. Me ngrohtësinë e tifozëve do të kaloj gjithcka. Presidenti e trajneri janë treguar si prindër për mua, më dhanë këshilla të cmuara për të më bërë të ndihem mirë, si në shtëpi. Janë vërtetë një klub i madh, për mua përfaqëson një kapërcim në kualitet. Ka yje si Insigne, Mertens, Koulibaly, nuk më interesojnë shifrat, por të jap më të mirën e klubit ".

"Më pëlqen të luaj si qendër, por mund të luaj në cdo rol e jam i lumtur që jam në Napoli me shokë fantastikë - ka vazhdua Osimhen - Më erdhi keq për ndalimin e kampionatit në Francë, kam vazhduar të punoj në shtëpi. Rivaliteti me Juventus? Po, më kanë thënë e pastaj kamë marrë shumë mesazhe nga tifozër e më pëlqen të përgjigjem. Unë kam ndërmend të ndihmoj skuadrën e të shënoj edhe kundër tyre".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI