Flash

Messi refuzon të takojë Bartomeun: i ati fluturon në Manchester

Lapsi.al 27 August 2020
Messi refuzon të takojë Bartomeun: i ati fluturon në Manchester

Një ditë ndoshta vendimtare për të ardhmen e Lionel Messi, që duket gjithnjë e më larg Barcelonës. Nga Katalonja vazhdojnë të vijnë lajme që i bëjnë tifozët e Manchester City të ëndërrojnë për mbërritjen e Pleshtit. Takimi mes kapitenit e presidentit Bartomeu, ku tifozët blaugrana mbanin shumë shpresë, rrezikon të mos bëhet. Messi nuk ka asnjë qëllim të takohet me numrin 1 të katalanasve Josep Maria Bartomeu. Argjentinasi nuk ka asgjë pr ti thënë presidentit, në kohën kur e ka treguar qartë dëshirën e tij për tu larguar nga klubi. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja prestigjoze Marca që konfirmon idenë e Messit që të prezantohet të dielën e ardhshme në vizitat mjekësore. Lojtari kërkon të japë një ndjesi normaliteti, duke qenë se ka ende një kontratë në fuqi për momentin.

I ATI TEK CITY JAVËN E ARDHSHME

Jorge Messi, i ati i kampionit argjentinas, është duke negociuar me Manchester City e javën e ardhshme mund të ketë një takim tjetër në Manchester për transferimin e mundshëm të yllit blaugrana në klubin anglez. Lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo. I ati i futbollistit argjentinas ka mohuar ndërkohë, përmes Instagram, se akordi është arritur, si pretendon e përditshmja argjentinase La Nacion që ka publikuar një 'rrëfim' të lojtarit, që ka deklaruar se ka zgjedhur Manchester City.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI