Flash

Pogba i infektuar me Covid: Deschamps e lë jashtë Francës

Lapsi.al 27 August 2020
Pogba i infektuar me Covid: Deschamps e lë jashtë Francës
Edhe Paul Pogba e Tanguy Ndombele kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Lajmi vjen nga l'Equipe, sipas të cilit lojtarët janë asimptomatikë e në izolim. Mesfushorët e Manchester United e Tottenham duhet të qendrojnë në karantinë të paktën për 14 ditë e nuk janë grumbulluar nga Didier Deschamps për impenjimet e ardhshme të kombëtares së Gjelave kundër Suedisë e Kroacisë. Në vend të Oktapodit e ish-lojtarit të Olympique Lione tekniku i Francës ka thërritur të riun Eduardo Camavinga (17 vjec) e Adrien Rabiot. Pas një viti mungesë, Pogba duhet të bënte rikthimin në kombëtare pikërisht këto ditë, por testet mjekësore të cilave i është nënshtruar të mërkurën përpara grumbullimit kanë bllokuar gjithcka, duke e detyruar lojtarin të bënte një ndalesë të detyruar për të paktën 14 ditë. I njëjti fat edhe për Tanguy Ndombele, edhe ai pozitiv në kontrollet për covid. LISTA E FRANCËS: Lloris, Maignan, Mandanda - Digne, Dubois, L. Hernandez, Kimpembe, Lenglet, F. Mendy, Upamecano, Varane - Camavinga, Kanté, Nzonzi, Rabiot, Sissoko - Aouar, Ben Yedder, Giroud, Griezmann, Ikoné, Martial, Mbappé.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI