Flash

Inter parakalon Juventus në Serie A: ka vlerën më të lartë sipas Transfermarkt

Lapsi.al 27 August 2020
Inter parakalon Juventus në Serie A: ka vlerën më të

Inter është skuadra e Serie A me vlerën e organikës më të lartë, e barabartë me 616,8 milionë euro: ky ëhstë konkluzioni i Transfermarkt, portali i njohur që merret me numara e statistika, në raportin e tij të fundit, që mban parasysh variacionet post-lockdoën. Është kaluar kështu edhe Juventus (592,9 milionë) ndërsa në podium mbetet Napoli. Ai që e ndjek është Milan, që ka parakaluar Romën, tani e pesta.

Vlera e një lojtari, e rrejdhimisht edhe organikës, është gjithnjë e vështirë për tu përcaktuar, e përvec të dhënave të pakundërshtueshme (si mosha apo golat në rastin e një sulmuesi) ka edhe parametra më pak absolute. E nga këtu niset Transfermarkt për të analizuar parakalimin zikaltër: nga njëra anë Inter është përmirësuar sepse në organikë ka 31 lojtarë kundër 23 të Juventus por duhet patur parasysh edhe mosha mesatare e organikës, numri i pjesëtarëve të skuadrës, rritja e këtyre të fundit, e projeksioni për të ardhmen.

Për shembull lojtarët-kyc të moshës mesatare si Bonucci, Pjanic (vlera është llogaritur në fund të sezonit që sapo u mbyll, pa blerjet e reja e 9 shitjet) e Cristiano Ronaldo paguajnë diferencën e viteve në krahasim me De Vrij, Barella e Lukaku. Në të njëjtën kohë, organika më e ngushtë e bardhezinjve përmbys të dhënat për sa i përket vlerës mesatare të një futbollisti: Juve është e para me 25,78 milionë, Inter pas me 19,9 milionë.

Nuk është keq Milan (391 milionë) që është vlerësuar për finalen e sezonit, që i ka lejuar të kthehet në vendin e katërt përpara Romës (-2,8%). Mes skuadrave të tjera, ka shpërthyer Atalanta (329,3 milionë) që i afrohet Lazios (332,8 milionë). Progrese të mëdha edhe për Veronën (+29,5%) e Sassuolo (+25,5%), ka rënie ndërkohë Napoli (-15%, sidoqoftë në vendin e tretë në klasifikim).

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI