Flash

"Zgjidhni ndër këta pesë lojtarë për Messi": Manchester City i bën propozimin Barcelonës

Lapsi.al 28 August 2020
"Zgjidhni ndër këta pesë lojtarë për Messi":

Lionel Messi mbetet larg nga Barcelona e nuk ka ndërmend të ndryshojë mendim. Në Spanjë shpresojnë tek dorëhqeja e presidentit Bartomeu për të bindur Pleshtin të qendrojë, por Manchester City, Inter e Paris Saint-Germain vazhdojnë të punojnë për ëndërrën. Sulmuesi duhet të kthehet në Barcelonë mes të dielës e të hënës, kur edhe pritet një deklaratë zyrtare, por deri në atë moment Citizens dhe Guardiola shpresojnë ti kenë vënë gjërat në vijë

Manchester City shpreson që Messi të lirohet me parametër zero, por në rast të kundërt, ka një listë lojtarësh për ti ofruar Barcelonës për argjentinasin: Eric Garcia (që Barça e kërkon), Gabriel Jesús, Bernardo Silva, Angeliño e Mahrez.

Dicka mund të ndodhë në këtë drejtim, pasi sipas Sport, Barcelona nuk është e sigurtë që Messi do të prezantohet në rifillimin e stërvitjeve të parashikuar në 31 gusht: burofax-i me të cilin kapiteni kërkoi të lihet i lirë, përmban frazën "me efekt nga 30 gushti" e kështu, nëse ditën tjetër do të shfaqej në grumbullim, do të ishte si të shfuqizonte veprimin ligjor.

ISH-MENAXHERI: "KUSH MERR MESSIN DUHET TË MENDOJË GJËRA TË MËDHA"

Por City nuk duhet të rrijë edhe shumë i qetë, sepse sipas Josep Minguella, ish-menaxheri i Messi, rreziku më i madh vjen nga Serie A: "Pozicioni fiks është se Leo dëshiron të largohet e të mos qendrojë në Barcelonë. Raportet personale janë më të thjeshta me Manchester City, për Leon është si një Barcelonë e dytë duke partur parasysh shumë drejtues me një të kaluar blaugrana. Psg duket se është tërhequr pas, Inter është një skuadër e madhe italiane, por kush do të marrë Leon duhet të mendojë gjëra të mëdha. Futbolli italian prej 3-4 vjetësh është kthyer një kampionat i rëndësishëm, me lojtarë si Ronaldo e Lukaku".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI