Flash

"Pata frikë për jetën": kapiteni i Manchester United rrëfehet pas rrahjes me grupin e shqiptarëve

Lapsi.al 28 August 2020
"Pata frikë për jetën": kapiteni i Manchester United

"Pata frikë për jetën time. E di si shkuan gjërat. Nuk ndjej se duhet ti kërkoj ndjesë dikujt, falje kërkohet kur ke bërë dicka të gabuar": mbrojtësi e kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, për BBC, ka rrëfyer episodin që e ka parë të jetë protagonist gjatë pushimeve të tij në Mykonos, që i ka kushtuar arrestimin e dënimin me 21 muaj e 10 ditë burg, dënim i pezulluar me kusht për tre vitet e ardhshme e përjashtimin nga kombëtarja angleze për impenjimet e ardhshme në Nations League.

Maguire është konsideruar fajtor nga drejtësia greke për sjellje të dhunshme, tentativë korrupsioni e fyerje. Akuza ndaj tij është se ka provokuar një rrahje me policinë greke, gjykim ndaj të cilit Maguire ka njoftuar ankimimin.

Sipas avokatëve të tij, taksia që duhej ti conte në spital për të mjekuar të motrën Daisy 'droguar' nga një grup shqiptarësh e ka dërguar lojtarin drejt e në komisariat, ku ndodhi sherri. "Nuk ia uroj askujt - kanë qenë fjalët e Maguire -. Natyrisht situata i bëri gjërat të vështira për një nga klubet më të mëdhenj në botë, kështu që më vjen keq që përfshiva tifozët e shoqërinë, por nuk bëra asgjë të gabuar".

"Më goditën shumë në këmbë, më kishte kapur paniku - tregon lojtari -, pata frikë për jetën. U gjenda në një situatë që mund ti ndodhte cdokujt e kudo. Unë e di cfarë ndodhi atë natë, e di të vërtetën" përfundoi Maguire.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI