Flash

Nga Parisi në Londër: Thiago Silva prezantohet nga drejtoresha Granovskaia

Lapsi.al 28 August 2020
Nga Parisi në Londër: Thiago Silva prezantohet nga drejtoresha

Merkato e fortë e Chelsea pasurohet me një goditje të re: Blues kanë zyrtarizuar firmën me Thiago Silva, që mbërrin nga PSG me parametër zero. Braziliani, që ishte edhe pranë Fiorentinës në ditët e kaluara, por që më pas e kishte mohuar akordin me klubin viola, ka vënë firmën mbi një kontratë prej një viti me opsionin për një tjetër. "Jam shumë i lumtur - ka thënë mbrojtësi - Vij për të arritur suksese të mëdha, mezi pres të luaj në Stamford Bridge".

Për londinezët është goditja e tretë në pak ditë, pas Ben Chilëell e Malang Sarr (që do të xhirohet menjëherë në huazim për të bërë eksperiencë). Pa harruar goditjet më të rëndësishme të zyrtarizuara muajt e kaluar: Hakim Ziyech e Timo Werner.

"Nuk kemi dyshime se kualiteti e eksperienca e Thiagos do të kontribuojnë në kompletimin e shumë talenteve që kemi", ka thënë drejtoresha ekzekutive e Chelsea, Marina Granovskaia. "Do të jetë një blerje e shkëlqyer e shpresojmë ti shtojmë të tjerë trofe listës së tij të gjatë". Pas 8 sezonesh e 25 trofesh tek Paris Saint Germain, Thiago shpreson që në Londër të harrojë kujtimin e finales së humbur të Champions kundër Bayern Mynih në Lisbona.

Pas blerjeve, londinezët tani duhet të fillojnë të shesin. Në dalje është Emerson Palmieri, edhe për shkak se në rolin e tij janë shpenzuar 55 milionë euro për Chilwell. Italo-braziliani mund të bëjë rikthimin në Serie A, me Inter e Juventus gjithnjë tek dritarja.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI