Flash

Roma goditet nga koronavirus: klubi anullon stërvitjen

Lapsi.al 28 August 2020
Roma goditet nga koronavirus: klubi anullon stërvitjen
Shtyhet rifillimi i stërvitjeve për Romën. Shoqëria verdhekuqe ka vendosur të anullojë seancën e parë për sezonin e ri, parashikuar pasditen e sotme, si pasojë e lajmit për pozitivitetin me koronavirus të Bruno Peres e Justin Kluivert. Me atë të anësorit brazilian e të sulmuesit hollandez shkon në katër numrit i rasteve të regjistruara në ditët e fundit në Trigoria, pas Mirante e Carles Perez, një rrethanë që e ka shtyrë klubin të shtyjë rifillimin e stërvitjes në pritje të një vale tjetër tamponesh. Seanca e parë ishte parashikuar në orën 18, por është shtyrë me 24 orë, me kusht që të jenë negativë rezultatet e testeve të parashikuara mëngjesin e të shtunës. Lajmi për rastin e tretë pozitivit brenda grupit të skuadrës është dhënë nga vetë ish-lojtari i Torinos në rrjetet sociale: "Përshëndetje të gjithëve, fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me Covid-19 por dua ti bëj të gjithëve me dije se jam mirë e nuk kam simptoma - ka shkruar ai - Tani do të respektoj ditët e izolimit, por mezi pres të rinis të punoj me pjesën tjetër të skuadrës në prag të sezonit të ri. Do të shihemi së shpejti e gjithnjë Forca Roma!". Pak orë më pas erdhi lajmi se edhe Kluivert është infektuar me virusin.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI