Flash

Juventus përcakton sulmin: akord me Dzeko, rikthehet Kean

Lapsi.al 29 August 2020
Juventus përcakton sulmin: akord me Dzeko, rikthehet Kean

Pasi i komunikoi hapur Higuain që nuk bën pjesë në projekt, Juventus ka nxituar të kompletojë repartin e avancuar, duke përshpejtuar për Edin Dzeko. Boshnjaku i ka zgjidhur dyshimet e tij e i ka thënë po ofertës së bardhezinjve: sipas 'Corriere dello Sport', gjatë një darke të enjten në mbrëmje, menaxheri i sulmuesit Silvano Martina e CFO bardhezi Fabio Paratici kanë gjetur akordin përfundimtar. 10 milionë plus 2 bonus për Romën e 7,5 për lojtarin, të njëjtën pagesë që merr tek verdhekuqtë.

Dzeko ka mundur konkurencën e Milik, që në këtë pikë mund të marrë vendin e boshnjakut në Romë, por mbi të gjitha atë të Luis Suarez, rroga e të cilit (12,5 në vit) ka frenuar bardhezinjtë. Boshnjaku do të jetë kështu maja e diamantit të sulmit të Andrea Pirlos. Një përjashtim për filozofinë e re juventine për lojtarë të rinj, duke qenë se 34 vjecari i rëndon shumë vitet e ofensivës së Juventus që ka edhe Ronaldon 35.

Dzeko është takuar me menaxherin e tij në vilën e Casal Palocco e në atë rast i ka shprehur dëshirën për të provuar një aventurë të re, larg kryeqytetit, për të tentuar të fitojë dicka edhe në Itali e ta mbyllë në mënyrën më të mirë karrierën. Ish-sulmuesi i Manchester City ka patur një bisedë telefonike me Fienga për të qartësuar situatën përpara se të nisej për grumbullimin me kombëtaren e tij.

KEAN, KËRKOHET FORMULA E DUHUR

Në titullar projektohet Edin Dzeko, Juventus është gjithnjë e më pranë për të rikthyer në Torino edhe zëvendësin e tij. Moise Kean është rritur në moshat e Zonjës së Vjetër, por i transferuar tek Everton për 27,5 milionë euro plus 2,5 bonus, duket një hap larg kthimit tek bardhezinjtë, por duhet gjetur formula e duhur. Juventus punon për një huazim dy vjecar me të detyrimin e blerjes, një mundësi tjetër është të futet në tratativë Ramsey, që i pëlqen Ancelottit por e ka rrogën e lartë (7 mln). Anglezët sidoqoftë duan ta largojnë Kean, që në Angli zhgënjeu, por është vetëm 20 vjec e tek Juve ka lënë një kujtim të mirë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI