Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Aksidenti tragjik, ndërron jetë çifti shqiptar në New York

Lapsi.al 29 August 2020
Aksidenti tragjik, ndërron jetë çifti shqiptar në New York

Një çift shqiptarësh, kanë humbur jetën pas një aksidenti në Urën George Washington në New York. Lajmin e kanë raportuar mediat e huaja, e thonë se ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes. Ishte ora rreth 9:42 e mëngjesit, kur një makinë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës. Makina e çiftit shqiptar, Honda u kthye përmbys. Në të udhëtonin shqiptarët Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Bisere Frluckaj, 47 vjeçe. Dy viktimat banonin në Bronx. Gruaja humbi jetën në vend, kurse i shoqi që ishte në timon, u dërgua urgjent në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Shoferi i makinës tjetër u dërgua në një spital në Teaneck, me lëndime të lehta. Detektivët po shqyrtojnë aksidentin për të zbuluar arsyet që e shkaktuan. Të afërm të tyre kanë konfirmuar lajmin në rrjetet sociale e kane bere dedikime prekese.

Njeri shkruan: “Sot morem nje lajm te zi nga Amerika e larget, ne nje aksident komunikacioni nderruan jete djali i tezes time Muharem Frluçkaj me bashkeshorten e tij Bisere Rami Frluçkaj. Ende nuk mund te besojme se ndodhi kjo tragjedi jo vetem per ne familjaret por per te gjithe Malesine, por duhet ta pranojme realitetin se nuk ndodhen me ne mesin tone, te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi!

Muharemi dhe Bisera ishin shembull i nje familjeje malesore, te dashur dhe te afert me familjen dhe vendlindjen.

Muharem sa here vije ne vendlindje nuk u ktheve pa i vizituar familjaret tu, dajen, tezet e te gjithe vendasit duke treguar respekt e afersi shpirterore me te gjithe ne. Vlerat tua te larta njerezore e shpirterore te bene edhe besimtare e njeri human, gjithmone ishe duke i ndihmuar te tjeret, aty ku ishte e ku nuk ishte nevoja. Ndihma dhe perkrahja jote ndaj te afermeve, vendasve dhe familjareve nuk do te harrohen kurre!

Ashtu siç ishe ti i dashur e i respektueshem ashtu e kishe edhe bashkeudhetaren tende te jetes, me te cilen tash e tutje lutemi qe te jeni bashke ne xhenet!

Tezes time, vellezerve e motres tende ashtu si edhe prinderve te Biseres e vellezerve te saj Zoti ju dhasht durim e force qe te perballojne kete dhimbje kaq te thelle!

Bijt e bijat sikur ju qe ishit jane te rralle, Zoti ju shperbleft me xhenet!”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI