Flash

Rama sulmon mikun e tij Auron Tare: Djajtë nuk e lanë të qetë Martin Camajn

Lapsi.al 28 August 2020
Rama sulmon mikun e tij Auron Tare: Djajtë nuk e lanë të

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin Martin Camaj, në 95-vjetorin e lindjes së tij. Pa e përmendur me emër, kreu i qeverisë ka sulmuar studiuesin Auron Tare, i cili publikoi disa javë më parë disa dokumente, në të cilat pretendohej se Camaj ishte agjent i huaj.

“Djajtë’ s’e lanë të qetë Martin Camajn as në botën tjetër”, - tha Rama.

“Do të isha këtu edhe po të mos isha kryeministër, sepse Martin Camajn e kam njohur, fatkeqësisht jo sy për sy, por kemi pasur një kontakt të vazhdueshëm së bashku dhe jemi njohur me zë.

Kam pas nderin që ta përcjell në banesën e fundit, në atë ditë kur u nda nga të gjithë ata që e shoqëruan në dëborë.

Për mua është nder të marr pjesë në një tjetër varrim sot këtu, në varrimin e shpifjeve që Martin Camaj mori, jo më nga ata që i privuan atdheun, por nga ata që nuk e lanë as në botën tjetër të qetë.

Sipas tyre, edhe unë jam bashkëpunëtor, përderisa kam në shtëpi një vëllim të librave të Camajt me dedikimin e tij, ku ka dhe një firmë që me mendjen e mbrapshtë të ‘studiuesve’ është firma e një subjekti 2A dhe unë jam kontakt i këtij subjekti.

Është për të qeshur dhe të qarë, pasi një masë gjithnjë e më e madhe njerëzish që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty, ku gjenden dikushët, për të cilët De Rada thoshte ‘engjëjt që e bëjnë dostinë më vete’.

Përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh, që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat, për t’iu hyrë në gostinë e tyre dhe për t’iu zënë vendin, është e frikshme dhe meriton të luftohet. Pa asnjë diskutim, Camaj është në tryezën e epërme të krenarisë, ku nuk ngjiten dot zhurmat e vogla’, - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI