Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Yoko Ono nuk e fal/ Edhe pas 30 vitesh vrasësi i John Lennon do mbetet në burg

Lapsi.al 28 August 2020
Yoko Ono nuk e fal/ Edhe pas 30 vitesh vrasësi i John Lennon do mbetet

Mark David Chapman, njeriu që vrau John Lennon në 1980-ën, do të mbetet sërish në burg. Komisioni i ngritur për të vendosur nëse do t’i jepej ose jo lirimi me kusht e ka hedhur poshtë kërkesën e tij për herë të 11-të.

Sipas avokatit të tij, Jonas Herbsman, shkak është bërë ndikimi i Yoko Ono, partneres së anëtarit të Beatles e pranishme pranë tij në momentin e vrasjes. Ndër vite, ajo ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj ndaj lirisë për Chapman, pavarësisht se ai ka shprehur pendim për gjestin.

Ai është ende i martuar me Glorian, të njëjtën grua me të cilën lidhi kurorë në burg 1 vit e gjysmë pas dënimit. Ai bën kërkesa të vazhdueshme për ulje të dënimit. Chapman vrau Lennon përpara apartamentit në New York ku Lennon jetonte me gruan e tij Yoko Ono.

"Tridhjetë vjet më parë nuk u ndjeva turp për gjestin tim, por tani e di se çfarë është turpi" – tha Chapman në një seancë në vitin 2018.

"Mendova se nëse do ta vrisja John Lennon do të bëhesha dikush", - tha ai në një seancë të mëparshme në 2010-ën. Ai kishte zgjedhur Lennon "vetëm sepse apartamenti i tij ishte më pak i mbrojtur se i të famshmëve të tjerë". ©LAPSI.al

Yoko Ono dice no: resta in carcere Mark David Chapman, il killer di John  Lennon - la Repubblica

Mark David Chapman and the murder of John Lennon – Film Daily

How old is Yoko Ono, what is her net worth and what has she said about John  Lennon's murderer's parole applications?

Revisiting John Lennon and Yoko Ono's Bed-In 50 Years Later - InsideHook

Të këshilluara

Korçë, arrestohet 'skifteri' i pikturave

Një 33-vjeçar u arrestua në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e një shtetasi në Korçë. Në kuadër të operacionit të koduar “Pikturat”, policia arrestoi shtetasi...

19:32

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI