Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

TIA zbulon kushtet për të udhëtuar drejt Italisë

Lapsi.al 26 August 2020
TIA zbulon kushtet për të udhëtuar drejt Italisë

Tirana International Airport ka informuar qytetarët shqiptarë se Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil ka 2 kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria në Itali. Kërkesa e parë ka të bëjë mbi përdorimin e maskës. Kërkohet vetëm maskë kirurgjikale, në rast të kundërt mund të mos lejohet hyrja në Itali.

Kurse kërkesa tjetër ka të bëjë më formularin e vetdeklarimit. Italia kërkon që pasagjerët të jenë të pajisur me këtë formular dhe të kenë dy kopje, një për ta dorëzuar në momentin e check-in (pranimit të biletës) dhe tjetra të dorëzohet në Itali në destinacionin e mbërritjes.

Por ndërkohë, deri më 7 shtator Italia mbetet e mbyllur për Shqipërinë dhe do të lejohen të hyjnë vetëm italianët dhe shqiptarët me leje qëndrimi në Itali. ndërkohë ata që rezultojnë pozitivë duhet të karantinohen për 14 ditë në destinacionin e mbërritjes.

NJOFTIMI NGA TIA

?Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali????

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria, me qëllim që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet :

?Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale. Pasagjerët që përdorin lloje të tjera të maskave, mund të mos lejohen të hipin ne bordin e avionit.

?Formularët e vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes. Plotësimi i formularit para udhëtimit ndihmon në minimizimin e qëndrimit për një kohë të gjatë në radhë gjatë procesit të kontrollit.

? Udhëtimet mbeten ende të kufizuara.

Të këshilluara

Mbytet një 44-vjeçar në Durrës

Sot pasdite, në Durrës është shënuar një ngjarje e rëndë. Raportohet se një 44-vjeçar i cili ishte futur në det duke u larë me të bijën, ka ndërruar jetë. Sipas...

19:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI