Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Covid në Maqedoninë e Veriut, 5 viktima dhe 119 raste të reja

Lapsi.al 26 August 2020
Covid në Maqedoninë e Veriut, 5 viktima dhe 119 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 119 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2065 mostrave. Në Shkup janë regjistruar 53 raste të reja, në Kumanovë-9, Shtip-4, Prilep-13, Tetovë-4, Strugë-2, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-6, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçani -3, Pehçevë-2, Berovë-5, Delçevë-6, Shën Nikollë-3, Kërçovë-3, Negotinë-1.

Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19 kanë vdekur pesë pacientë. Dy pacientë nga Shkupi të moshës 49 dhe 50-vjeçe, një paciente nga Tetova në moshën 64-vjeçare, pacient nga Kumanova në moshën 63-vjeçare si dhe një pacient nga Prilepi në moshën 82-vjeçare.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 297 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 578.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 13,914 persona. Prej tyre, 10,507 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.829./AlsatM

Të këshilluara

Mbytet një 44-vjeçar në Durrës

Sot pasdite, në Durrës është shënuar një ngjarje e rëndë. Raportohet se një 44-vjeçar i cili ishte futur në det duke u larë me të bijën, ka ndërruar jetë. Sipas...

19:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI