Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

"Deti", Rama bisedë telefonike mbrëmë me ministrin e Jashtëm të Greqisë, pritet vizita në Tiranë

Lapsi.al 26 August 2020
"Deti", Rama bisedë telefonike mbrëmë me ministrin e

Nikos Dendias do të vizitojë shumë shpejtë Tiranën, me gjasa brenda fillim muajit shtator,në një tentative finale të Athinës për përfundimin e asaj që quhet “shporta e çështjeve të hapura” mes dy vendeve.

Lajmi bëhet i ditur nga burime tepër të besueshme të Top Channel në ministrinë e Jashtme greke dhe duket se ka marrë edhe pëlqimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, gjatë një bisede telefonike që Dendias dhe Rama patën mbrëmjen e një ditë më parë.

Burimet sqaruan se palët kanë vendosur të rinisin negociatat, ku mes temave që do të diskutohen, do të jetë finalizimi i detajeve për marrëveshjen e delimitimit të ujërave territoriale dhe përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes dy vendeve, por edhe çështje të tjera,siç janë abrogimi ‘de jure’ i ligjit të luftës, testet shkollore, çështja e pronave në të dy anët kufirit,marrëveshja e përdorimit të ujërave të ëmbla dhe baseneve ujore në dy anët e kufirit,marrëveshja për mirëmbajtjen e piramidave,si dhe përmirësimi i statusit të minoritetit grek në Shqipëri dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Duket se këtë herë ofensiva diplomatike e Greqisë në rajon, do të sjellë edhe “dhuratat” përkatëse për Shqipërinë, i thanë Top Channel burimet.

Konjektura duket se është e përshtatshme, pasi Athina zyrtare është e gatshme për të lëshuar “pe” në negociatat mes dy vendeve, pasi ajo, dëshiron mbylljen e problemeve me fqinjët e saj, për tu përqendruar në përballjen e saj në zgjidhjen e morisë se probleme me fqinjin dhe konkurrentin e saj,Turqinë.

Këtë herë palët ftohen të përfundojnë marrëveshjet pa vonesa,ndaj sipas burimeve,diplomatë të lartë grekë i kanë këshilluar kryeministrit Mitsotakis dhe ministrit Dendias, të ezaurojnë çdo mundësi për marrëveshje, të bazuara në bazë të se drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës se detit. Udhëzues për një marrëveshje të mirë mes palëve do të jetë ajo mes Italisë dhe Greqisë,ndërsa këtë herë Athina synon të mbështesë edhe më fortë Shqipërinë edhe në përshpejtimin e proceseve evropianizuese, pa lënë hapësirë të mëtejshme të rritjes së ndikimit turk në Shqipëri./ Tch

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI