Flash

Basha thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Votoni partitë shqiptare

Lapsi.al 26 August 2020
Basha thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Votoni partitë

Lulzim Basha i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit dhe të votojnë për listat shqiptare.

Basha thotë se shqiptarët në Malin e Zi kanë luajtur një rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi.

“Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi”, - shkruan mes të tjerash lideri i opozitës shqiptare.

Sipas Lulzim Bashës, forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.

Të këshilluara

SPAK nis hetimet për inceneratorët

SPAK nis hetim për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Hetimet që po i zhvillon prokurori Dritan Prenci mësohet se po zhvillohen për shkelje të baraz...

14:27

Parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pë...

10:47

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI