Flash

Pezullim për Harry Maguire tek kombëtarja britanike/ Prokurori grek: T’iu kërkojë falje shqiptarëve

Lapsi.al 26 August 2020
Pezullim për Harry Maguire tek kombëtarja britanike/ Prokurori grek:

Trajneri i Anglisë në futboll Gareth Southgate ka larguar nga skuadra kombëtare, të paktën për dy ndeshjet e radhës, mbrojtësin e Manchester, Harry Maguire, pasi një gjykatë në Greqi e shpalli atë fajtor për sulm dhe për tentativë korruptimi të policisë.

Maguire u dënua me 21 muaj me kusht dhe nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli, pasi u shpall fajtor për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet greke, për sherrin masiv ku ai u përfshi në ishullin grek të Mikonos.

Menjëherë pasi u njoh me vendimin e gjykatës greke, mbrojtësi i United deklaroi se ka angazhuar ekipin e tij ligjor për ta apeluar atë.

Para se trupi gjykues të vendoste ra në sy dhe mbrojtja e çështjes nga prokurori grek i cili i kërkoi yllit të futbollit anglez që të kërkonte falje për gënjeshtrat që ai kishte lëshuar gjatë kësaj kohe dhe për deklaratat se motra e tij u sulmua nga disa shqiptarë të cilët tentuan t’i hidhnin drogë në pije.

“Maguire dhe miqtë e tij sajuan një histori rreth disa shqiptarëve që sulmuan motrën e tij. Nuk kisha dëgjuar gënjeshtra më të mëdha.

Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tyre të neveritshme duke fyer shqiptarët dhe policinë greke”, u shpreh prokurori Paradissis.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pë...

10:47

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI