Flash

Juventus zgjedh trajnerin e sezonit të ardhshëm: Paratici e konfirmon

Lapsi.al 20 July 2020
Juventus zgjedh trajnerin e sezonit të ardhshëm: Paratici e konfirmon

Maurizio Sarri do të jetë trajneri i Juventus edhe në sezonin e ardhshëm e me të, në bardhezi, do të jenë edhe Cristiano Ronaldo e Dybala. Lajmin e ka konfirmuar qartë drejtori sportiv bardhezi Fabio Paratici para ndeshjes kundër Lazios: "Zërat se krerët e klubit janë mbledhur për të shkarkuar Sarrin na kanë bërë të qeshim. Mjafton një barazim që të nisin këto zëra, jemi mësuar. Do të jetë padiskutim ai tekniku i Juves për vitin e ardhshëm".

Pas barazimit me Sassuolo mbledhja mes drejtuesve të lartë, me presidentin Andrea Agnelli, Pavel Nedved e Fabio Paratici u mendua se do të vendoste largimin e Sarrit, në rast të një humbje kundër bardhekaltërve në sfidën e Allianz Stadium. Mes figurave të mundshme që u përfol për të bërë provizorin në krye të skuadrës deri në fund të sezonit ishte Andrea Pirlo. Ish-mesfushori bardhezi, konsiderohet si tekniku i të ardhmes, duke filluar nga 2021.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI