Flash

Covid 19 eleminon Topin e Artë 2020: France Football nuk dorëzon trofeun për herë të parë nga 1956

Lapsi.al 20 July 2020
Covid 19 eleminon Topin e Artë 2020: France Football nuk dorëzon

Nuk ka sfidë Messi-Ronaldo, asnjë shpresë edhe për kampionët e Liverpool të Klopp, e as për ata që do të ngrenë lart Champions League në Lisbonë. Topi i Artë 2020 nuk do të jepet. Është hera e parë që nga 1956, vit në të cilin trofeu prestigjioz individual u krijua nga revista France Football. Është po vetë revista franceze që e ka lajmëruar: "Është një vit kaq i cuditshëm që nuk mund ta konsiderojmë normal - ka deklaruar kryeredaktori Pascal Ferré - Rrethana të jashtëzakonshme, vendime të jashtëzakonshme. Nuk janë kushte të mjaftueshme barazie. Kemi nisur të flasim për këtë hipotezë rreth dy muaj më parë. Nuk është një vendim që e morëm lehtë".

Pandemia e Covid-19 ka coroditur në këtë pikë futbollin botëror që, sipas jurisë së France Football, nuk ishin kushtet për të vlerësuar performancën e lojtarëve në mënyrë të barabaratë: "Sezoni ka nisur me rregulla të përcaktuara e është mbyllur me të tjera - ka shpjeguar Ferré - Në janar e shkurt futbolli është luajtur me stadiume plot, nga maji në qershor në stadiume bosh. Pastaj erdhi rregulli i zëvendësimeve nga tre në pesë. Pastaj ndryshime të tjera kanë ndodhur në terma kompeticioni, në vecanti formati 'Final Eight' për Champions League, që kishte nisur me ndeshje në shtëpi e në transfertë".

E me Europianin e Kupën e Amerikës të shtyra, Champions do të peshonte shumë në vendimin për trofeun e formati i ri ka furnizuar një 'shteg' për fituesin: "Topi i Artë do të vendosej në vetëm tre ndeshje:cerekfinale, gjymsëfinale e finale".

Nuk duhet të ketë problem për edicionin 2021, edhe nëse koronavirus mund të mos lejonte një kthim të plotë në normalitet: "Do të ishte më tepër një problem në terma korrektësia. Nëse në 2021 të gjitha ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura e me pesë zëvendësime do të adaptohemi, sepse do të jetë sidoqoftë një situatë barazie".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI