Flash

Barcelona e konfirmon, Setien i përgjigjet Messit: "Të gjithë themi gjëra që keq interpretohen"

Lapsi.al 19 July 2020
Barcelona e konfirmon, Setien i përgjigjet Messit: "Të

Quique Setien për momentin mbetet tekniku i Barcelonës. Sipas Mundo Deportivo ai ka marrë besimin nga ana e presidentit Josep Maria Bartomeu, pasi u vu në diskutim me humbjen në shtëpi kundër Osasuna. Fitimi i titullit nga Real Madrid solli edhe reagimin e kapitenit Leo Messi: "Ose të ndryshojë dicka ose do humbasim edhe me Napolin", tha argjentinasi.

Përgjigja e Setien ka ardhur në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit në La Liga: "Nuk kam patur kurrë qëllim të dorëhiqem - ka thënë tekniku -. Është e vërtetë që do të doja të isha pak më i lumtur, me rezultate më të mira e një titull, por duhen pranuar edhe kritikat e medias. Ditën në të cilën mbërrita, e dija se nuk do të ishte e lehtë. Në punën tonë ka rreziqe, por vazhdoj të shijoj vendin tim tek Barcellona, pavarësisht rrethanave".

Fjalët e Messit nuk e kanë lënduar: "Fare. Themi të gjithë fjalë që mund të keq interpretohen. Dëshpërimi është normale në këto momente, por nuk më intereson sepse ka shumë për të shpëtuar në punën që është bërë. Duam të gjithë të përmirësohemi, jemi në kërkim të zgjedhjeve, e takimi me presidentin ishte për këtë qëllim: të përgatisim të ardhmen me optimizëm, duke menduar për ndeshjen e fundit e pastaj për Champions League".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI