Flash

Tirana, kampion për herë të 25 në histori: ja si e fiton titullin

Lapsi.al 18 July 2020
Tirana, kampion për herë të 25 në histori: ja si e fiton

Suksesi me Flamurtarin e ka cuar Tiranën tre pikë larg titullit kampion, të 25 në historinë e bardhebluve, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu luajtur. Por bardheblutë mund të shpallen kampion që nesër, nëse Kukësi, rivali më i afërt, humbet në Loro Borici përballë Vllaznisë. Aktualisht Tirana ka 69 pikë, 7 mbi verilindorët, që duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre, kur kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë.

KUKËSI BARAZON - Nëse në mbrëmjen e nesërme në Shkodër Kukësi barazon me Vllazninë, atëherë do të shkonte në 63 pikë, gjashtë poshtë Tiranës kryesuese. Pastaj në dy javët e mbetura, Tiranës i duhet vetëm një pikë, në Lac, ose kundër Bylis për tu shpallur kampion, sepse në ndeshjet direkte është Kukësi që ka avantazhin dhe i merr titullin.

KUKËSI FITON - Nëse Kukësi fiton në Shkodër të dielën, atëherë diferenca me Tiranën kthehet të jetë 4 pikë. Në këtë rast, bardhebluve i duhet vetëm të fitojnë në Kurbin përballë Lacit në javën e parafundit për tu shpallur kampion pavarësisht se cfarë ndodh me kundërshtarin e tij, që do të jetë i impenjuar kundër Skënderbeut, përpara se ta mbyllë kampionatin në transfertën me Luftëtarin.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI