Flash

Premtimi i pambajtur i Vettel: "E luftova Hamilton për ti bërë një nder Schumacher"

Lapsi.al 18 July 2020
Premtimi i pambajtur i Vettel: "E luftova Hamilton për ti

"Duke hedhur sytë pas, objektivi ynë, objektivi im, ishte të fitonim kampionatin e nuk e kemi arritur. Në këtë drejtim kemi dështuar, por kemi patur sidoqoftë vite të bukura për të cilat nuk kam keqardhje”. Eshtë një Sebastian Vettel me zemër të hapur ai që pak muaj nga lamtumira nga Ferrari, tregon eksperiencën e tij tek Kokëkuqja. I ardhur në Maranello në 2015, piloti gjerman nuk arriti as ibjektivin dytësor: "Doja të ngadalësoja sukseset e Hamilton".

Pas 5 vitesh, ku janë regjistruar 54 podiume e titulli i nënkampionit për dy sezone radhazi, ka ardhur tashmë në fund aventura e Vettel në drejtimin e Ferrari. Piloti kryesor i skuaderisë italiane deri në mbërritjen e Charles Leclerc, gjermani i kishte objektivët të qartë, por dicka shkoi në drejtimin e gabuar: "Besoj se jam i pjekur mjaftueshëm për ta kuptuar cfarë, të gjej arsyet e mia e të vazhdoj përpara. Kjo është e vërteta. Ferrari ka qenë gjithnjë ëndërra ime. Nuk do thosha se i kisha bërë lavazh trurit, por kam qenë gjithnjë i inspiruar që nga fëmijëria nga Schumacher. Është një markë tërheqëse”.

Katër herë kampioni i botës ka rrëfyer pastaj objektivin dytësor që kishte fiksuar për eksperiencën tek Ferrari: "Shpresoja ti hiqja ndonjë titull Hamilton kështu rekordi i Michael të zgjaste ca më shumë. Tani fatkeqësisht nuk mundemi më ta ndalojmë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI