Flash

'Pirati' Klopp grabit Napolin: Liverpool i prish pazarin italianëve për Osimhen

Lapsi.al 18 July 2020
'Pirati' Klopp grabit Napolin: Liverpool i prish pazarin

Rreziku vjen nga Anglia. Premier League kërkon të marrë në ishull edhe sulmuesin që u duk fare pranë Napolit, Victor Osimhen. E ai që po i prish mendjen talentit të Lille nuk është një emër i cfarëdoshëm, por Liverpool që po tenton të befasojë klubin e De Laurentiis, me një ndërhyrje të shpejtë të Klopp. Sipas Il Mattino, dje skuadra e teknikut gjerman ka lëvizur duke u takuar me menaxherin e ri të lojtarit, D'Avila, të cilit i ka propozuar një ofertë prej 7 milionë euro në sezon për të asistuarin e tij.

Italianët kishin lëvizur të parët, e mirë madje, duke gjetur një akord për 60 milionë euro me klubin francez e duke marrë edhe pëlqimin e sulmuesit nigerian, të cilit i ishte propozuar një kontratë prej 5 milionë euro në vit. Por ardhja e Reds rrezikon seriozisht tratativën e të kaltërve që, në këtë pikë, mund ta humbasin përfundimisht 21 vjecarin.

Për këtë arsye në kampin e Napolit, Aurelio De Laurentiis po mendon kundërlëvizjet për të vënë në përdorim. Në listën e të dëshiruarve janë: Azmoun i Zenit San Petersburg, Jovic i Real Madrid (në pritje të një thirrje nga Milan), Morelos i Glasgoë Rangers e Sorloth tani tek Crystal Palace.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI