Flash

Uzuni transferohet tek Ferencvaros: nga Tomorri në Budapest me Laçin trampolinë

Lapsi.al 17 July 2020
Uzuni transferohet tek Ferencvaros: nga Tomorri në Budapest me Laçin

Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët shqiptarë që shpërthyen në Kroaci, edhe pse kualitetin e kishte treguar me Lacin dy vite më parë, e tashmë do të testojë veten në një kampionat të ri, pas zyrtarizimit të sulmuesit beratas tek Ferencvaros në Hungari. Talenti shqiptar është larguar nga Lokomotiva e Zagrebit, për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, me 300 mijë euro në sezon.

Uzuni ka mbërritur në Hungari dhe është prezantuar me ekipin e tij të ri, edhe pse duhet më parë të mbyllë kampionatin me kroatët, për tu transferuar në klubin e Budapestit vetëm në shtator. Shifra e transferimit është 1.8 milionë euro, ku 360 mijë euro do të shkojnë për Laçi, që kishte treguar zgjuarsinë të mbante 20% të kartonit në rast të një shitje të mundshme të futbollistit.

Rrugë e gjatë e bërë nga Uzuni, që u rrit në moshat e Tomorrit, skuadrës së vendlindjes, përpara se të kalonte tek Apolonia. Loja e shpejtë e sulmuesit ra në sytë e bardhezinjve të Lacit, ku lojtari bëri më shumë se mirë, edhe në kupat e Europës. Kapërcimin në kualitet lojtari e bëri në Zagreb, ku erdhi edhe thirrja e teknikut të kombëtares, në atë kohë Christian Panucci. Për italianin, Uzuni u bë i pazëvendësueshëm, situatë që ndryshoi me ardhjen e Rejas, por me transferimin në Budapest tek Ferencvaros, Uzuni shpreson të rikthehet protagonist edhe me fanellën kuqezi...

https://www.facebook.com/NKLokomotivaZagreb/posts/3140336829381687

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI