Flash

Setien praktikisht i shkarkuar: “Shpresoj të jem trajner i Barcelonës në Champions, por nuk e di”

Lapsi.al 17 July 2020
Setien praktikisht i shkarkuar: “Shpresoj të jem trajner i

Të jesh trajner i Barcelonës do të thotë të jesh në një presion të vazhdueshëm ku jo të gjithë janë të aftë të rezistojnë. Ndonjëherë nuk mjafton as vetëm të fitosh, si tregoi rasti Ernesto Valverde: për të dy kampionate, por figurë të keqe në Champions League. E kështu, u shkarkua në vendin e parë. Imagjino tani një trajner që nuk fiton asnjë trofe, si rrezikon të dalë nga ky sezon Setien.

Është e pashmangshme që në titullin e 34 të historisë së Real Madrid, pankina e Quique Setien të mos jetë në rrezik. Ish-tekniku i Betis që erdhi për të përmirësuar shifrat e Valverde, përfundoi me zgjedhje të diskutueshme (si administrimi i Griezmann) e disa përplasje jo shumë të lehta me kampionët e tij, me Messi e Suarez në vijën e parë. Sipas asaj që bën të ditur Goal, deklaratat e teknikut pas ndeshjes së humbur me Osasuna, ndeshja e fundit në Camp Nou në një kampionat të cuar dëm, tregojnë drejtimin që ka marrë historia: “Shpresoj të jem trajner i Barcelonës në Champions League, por nuk e di”.

Duke patur parasysh që luhet pas tre javësh, me Barçan që duhet të mbyllë 1/8 e finales me Napolin, nuk është një sinjal i mirë. Ndërkohë, hija e Xavi zgjatet mbi Camp Nou. Kampioni i botës 2010, aktualisht në Katar, kur luante ishte trajneri në fushë i blaugranave. E me shumë mundësi së shpejti do të jetë edhe në pankinë …

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI