Flash

Messi vendos nën akuzë Barcelonën: "Të dobët e të parregullt, kështu do humbasim edhe me Napolin"

Lapsi.al 17 July 2020
Messi vendos nën akuzë Barcelonën: "Të dobët e

Lionel Messi flet pak por, kur e bën, dridhet Camp Nou. Ashtu si pas ndeshjes së humbur kundër Osasuna të Pamplona në shtëpi. Argjentinasi, në gol për barazimin e përkohshëm 1-1, është shfaqur i nervozuar e jo vetëm sepse titulli i shkoi – një javë para kohe – rivalëve të Real Madrid. "Nuk e prisnim këtë epilog – tha Messi – por e gjithë kjo konfirmon si shkoi sezoni. Jemi një skuadër e dobët e shumë e parregullt, që ka humbur pikë aty ku nuk duhej. Madrid ka bërë punën e tij e, pas ndalesës, nuk ka humbur asnjë ndeshje. Ne, përkundrazi, kemi humbur shumë pikë e duhet të bëjmë autokritikë, duke filluar nga ne lojtarët për të shkuar tek gjithë të tjerët. Jemi Barcellona e jemi të detyruar të fitojmë cdo ndeshje".

"Skuadra – vazhdoi Messi – lë shumë për të dëshiruar dhe e ka bërë në shumë ndeshje. Nëse vazhdohet kështu do të jetë e vështirë të fitohet Champions. Nëse luajmë kështu me Napolin do të humbasim. Nëse jam i nervozuar? Eshtë normale, të gjithë në klub janë. Tifozët po e humbasin durimin, sepse ne nuk i kthejmë asgjë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI