Flash

Kumbulla i sugjeruar edhe nga Reja: dështon edhe përpjekja e dytë e Lazios

Lapsi.al 16 July 2020
Kumbulla i sugjeruar edhe nga Reja: dështon edhe përpjekja e dytë

Duhen përforcime. Lazio po tregon se po has në vështirësi të përballojë impenjimet e shumta të afërta në kohë. "Luajnë gjithnjë të njëjtët", justifikohet Inzaghi, që evidenton kështu problemin e organikës së shkurtër (edhe për shkak të dëmtimeve). Për këtë Lazio, që në sezonin e ardhshëm do të jetë e impenjuar të luajë në Champions League (dmth cdo tre ditë, por me kundërshtarë më të fortë), ka ndërmend të zgjerojë skuadrën, duke rritur edhe kualitetin.

Objektivi i parë është Marash Kumbulla i Veronës. Shqiptari i pëlqen si drejtorit sportiv Tare ashtu dhe teknikut Inzaghi (e blerja e tij është sugjeruar edhe nga Reja, trajneri i Shqipërisë). Në fund të qershorit, presidenti i Veronës Maurizio Setti, i shoqëruar nga drejtori sportiv D'Amico, u takuan në Villa San Sebastiano, selia e Lazios, për të folur me Lotiton e Taren për mbrojtësin. Oferta e kryeqytetasve u konsiderua e mirë por jo bindëse: në tavolinë ishin 18 milionë euro plus kartonin e një ose dy lojtarëve (Cristiano Lombardi, Sofian Kiyine e Fabio Maistro). Nuk pati sukses ofensiva e parë, por edhe e dyta nuk pati fat më të mirë.

Me Veronën të impenjuar në ndeshje me Romën (humbur 2-1), Lotito e Tare përfituan për tu takuar sërisht me D'Amico e Settin. Lazio është gati ta rishohë propozimin e tij (20 milionë plus André Anderson, i vlerësuar 10), por Verona do të donte të përfshihej edhe një tjetër lojtar në shkëmbim (Lombardi?) ose në alternativë, bardhakltrit të shtonin një tjetër 5 milionë cash. Kjo për shkak se verdheblutë nuk e pranojnë vlerësimin 10 milionë që Lazio i bën André Anderson. Lotito e Tare duan ta mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur për Kumbullën, për të evituar ndërhyrjen e klubeve të interesuar (mbi të gjithë Inter). E sidomos sepse Lazios, është e qartë, i duhen përforcime.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI