Flash

Serie A me tifozë, Spadafora: "Po punojmë për të rihapur stadiumet"

Lapsi.al 16 July 2020
Serie A me tifozë, Spadafora: "Po punojmë për të

"Për rihapjen e stadiumeve pretendohet se duhet vazhduar në të njëjtën linjë kujdesi që është ndjekur deri tani e po punojmë në mënyrë intensive me Federatën e Ligën që në shtator, me rifillimin e kampionatit të ri, të jetë mundësia për të hapur impiantet për publikun". Deklarata është e ministrit për Politikat rinore e Sportin, Vincenzo Spadafora, që i është përgjigjur një pyetje mbi rihapjen e stadiumeve të futbollit.

"Nëse është e vërtetë që sot brenda stadiumeve janë kushtet për të garantuar distancimin, është edhe e vërtetë që konsiderohet shumë e rrezikshme që fluksi i një numri të madh tifozësh të drejtohet në një vend të vetëm", vazhdoi ministri italian. "Sidomos, duhet të kuptojmë si ta administrojmë këtë fluks në hyrje. Sot do të ishte e vështirë për tu organizuar - tha Spadafora - . Impenjimi im është të krijoj të gjitha kushtet derisa hapja të ndodhë në rifillimin e kampionatit në mesin e shtatorit".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI