Flash

Ndryshimi i menaxherit rrëzoi tratativën, Napoli nuk heq dorë: "Për Osimhen në fazë finale"

Lapsi.al 16 July 2020
Ndryshimi i menaxherit rrëzoi tratativën, Napoli nuk heq dorë:

Victor Osimhen është duke u bërë lojtar i Napolit, përsëri. Konfirmimi ka mbërritur direkt nga drejtori i përgjithshëm i Lille. "Jemi në fazën e fundit - ka thënë Marc Ingla, sipas asaj që bën të ditur L'Equipe - Lojtari ka bërë zgjedhjen e tij, është mëkat ta shohësh të largohet, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën e merkatos", ka thënë drejtuesi francez, duke fshirë frikën që përjetuan në Napoli pas ndryshimit të menaxherit nga lojtari, që e ktheu tratativën me klubin e De Laurentiis në pikën zero.

"Nuk mund të mos vlerësojmë atë që është modeli ynë ekonomik. Duke parë parametrat e klubit tonë nuk duhet të konsiderojmë vetëm importin e transferimit (Lille ka kërkuar 81 milionë për Napolin që synon të shkojë në 60 mes pjesës fikse e bonus) por edhe pagesën që i është ofruar lojtarit - ka shtuar manaxheri katalanas -. Ne nuk jemi një destinacion final. Tek ne lojtarët rriten, përdorin talentin e tyre, por ndërtojnë edhe bazat për karrierën e tyre të ardhshme", ka përfunduar Ingla. Kështu, në Napoli kanë nisur sërisht të ëndërrojnë për Osimhen.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI