Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Partizani nën shok: merkato e bllokuar e 80 mijë euro dëmshpërblim, çështja Çinari shkon në CAS

Lapsi.al 16 July 2020
Partizani nën shok: merkato e bllokuar e 80 mijë euro

Sikur të mos mjaftonte një sezon plotësisht i dështuar për të kuqtë, atëherë kur mendoheshin lëvizjet e merkatos për tu kthyer protagonist, nga hici ka mbirë cështja Cinari për të cilën FIFA e ka dënuar klubin kryeqytetas me një vit pa merkato, duke e detyruar Partizanin të ndërtojë një mbrojtje të shpejtë e të ankimojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv CAS. Gjithcka ka lidhje me verën 2018, kur në një telenovelë të vertetë merkato, sulmuesi u akordu me Alavesh, nga ku u huazua në Kroaci tek Istra 1961. Transferimi nuk u krye kurrë pasi Vllaznia nuk e lëshoi dokumentacionin dhe në mbyllje të merkatos ndërhyri Partizani, duke e marrë lojtarin nga kuqeblutë.

Partizani pagoi 50 mijë euro tek Vllaznia para se të firmoste për tre vjet me Çinarin, por tashmë me vendimin e FIFA-s situata është komplikuar shumë. Klubi kroat Istra 1961 ka fituar gjyqin në lidhje me transferimin e sulmuesit e si pasojë Partizani e ka të ndaluar të bëjë merkato për dy sesione e duhet të paguajë 80 mijë euro, plus pezullimin katërmujor të shkodranit. Sipas asaj që ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba, pagesa nuk është vetëm e klubit, por do të ndahet me lojtarin në rastin më të keq. "Është transformuar realiteti", ky është pretendimi i Burbës, që shpjegon situatën në bazë të fakteve që klubi disponon. Partizani ishte kujdesur që më parë për të qenë në rregull me proceduratm ndaj dhe ka bindjen se mund të provojë pafajësinë.

E gjithë kjo situatë mund t’i kushtojë shtrenjtë Partizanit, duke kushtëzuar gjithë sezonin 2020-2021, sepse klubi mund të shesë lojtarë, por nuk mund të afrojë. E pa trajner të mirëfilltë, vështirë se ai që do të marrë në dorë skuadrën mund ti vendosen objektiva pa mundur të investohet për përforcimin e skuadrës. Cështja do të shkojë tashmë në Cas, si i vetmi organ që mund ti kthejë merkaton Partizanit dhe ti evitojë pagesën e dëmshpërblimit, që do të ishte një goditje e rëndë edhe për arkat e klubit në këtë situatë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI