Flash

Juventus merr frymë: përjashtohen lëndimet muskulare për Bentancur e Chiellini

Lapsi.al 16 July 2020
Juventus merr frymë: përjashtohen lëndimet muskulare për

Në mbrëmjen e cuditshme në Reggio Emilia gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, se vetëm barazimi 3-3 kundër Sassuolo. Në fakt, më shumë edhe se vetë ndeshja e tretë pa fitore e bardhezinjve, teknikun Maurizio Sarri e mbante në ankth gjendja fizike e dy lojtarëve Rodrigo Bentancur e Giorgio Chiellini.

Juventus ka rinisur menjëherë stërvitjen sot, në prag të sfidës së të hënës së ardhshme në Allianz Stadium kundër Lazios dhe lajmi i mirë erdhi nga infermieria. Bentancur e Chiellini, që dolën me probleme nga Mapei Stadium, i janë nënshtruar këtë mëngjes kontrolleve në J Medical, ku radiologjia ka treguar se "është e përjashtuar lëndimi muskular. Gjendja e tyre do të vlerësohet ditë pas dite", bën të ditur klubi bardhezi.

I shqetësuar ka qenë Sarri: "Dukej se ishte mirë, pastaj pas pak castesh iu ngurtësua pulpa. Kërkoi ndërrim pas 20 minutash, pastaj duroi deri në pushim. Ndoshta duhej pritur edhe pak për ta hedhur në fushë, por pa Bonucci na duhej një lojtar me eksperiencë prapa". Nesër skuadra është pushim: rikthehet në fushë për stërvitjen e programuar për të shtunën pasdite.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI