Flash

Gjesti i bukur i Cristiano Ronaldos: dhurata surprizë për mjekët kubanë të dërguar në Torino

Lapsi.al 16 July 2020
Gjesti i bukur i Cristiano Ronaldos: dhurata surprizë për mjekët

Cristiano Ronaldo ka dërguar fanellat e nënshkruara të Juventus tek një skuadër mjekësh kubanë, që kanë mbërritur në Torino për të ndihmuar në luftën kundër koronavirus. Disa grupe mjekësh nga Kuba janë dërguar në mbarë botën - në 35 vende të ndryshme - për të ndihmuar në betejën kundër pandemisë.

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një grupi prej tyre, që po punojnë në Torino, fanellat e Juventus me numrin e tij të autografuara, për ti falenderuar për kontributin e tyre kundër koronavirus. Bardhezinjtë e kanë bërë gjestin e tyre për ti thënë faleminderit heronjve nga Kuba.

Ronaldo dhe tekniku Maurizio Sarri kanë shpresuar ti falnderojnë doktorët personalisht, pasi ata kanë ndihmuar të shpëtojnë jetë të panumërta në qytet.

Sidoqoftë, limitimet për shkak të Covid-19 i kanë ndaluar ata ti vizitojnë mjekët. Në vend të kësaj gjigantët e Serie A i kanë dërguar mjekëve fanellat e Juventus, të gjitha të firmosura nga Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI