Flash

Video/ Një fytyrë e palumtur në festën e Real Madrid: shikoni çfarë bën Bale

Lapsi.al 17 July 2020
Video/ Një fytyrë e palumtur në festën e Real Madrid:
Në festën e Real Madrid për titullin e 34 në histori, kishte vetëm një fytyrë të palumtur… Gareth Bale është përsëri në qendër të kritikave, këtë herë jo se e ka zënë gjumi, por sepse nuk ka qenë entuziast për fitoren e, sidomos, se ka evituar të përshëndesë Zidane. Në fillim maksën në sy sikur flinte në pankinë, pastaj gjesti i dylbive për Zidane e fushën e lojës. Tani, pavarësisht mbrëmjes festive, erdhi braktisja e terrenit të lojës ndërsa shokët gëzonin dhe përshëndeteshin me Zinedine Zidane. Sipas asaj që raporton Daily Mail, në fakt, nuk i ka shpëtuar syve të vëmendshëm, sjellja e Bale menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Villareal. Është e dukshme edhe në një video të publikuar nga vetë Real Madrid si Bale mban distancë (jo sociale) e gati bën sikur ngre krahun lart. Është e qartë se uellsiani nuk ndihet pjesë e grupit kur shokët ngrenë lart Zidane për të festuar arritjen e tij si trajner. Bale heq dorë nga ai moment e vazhgon nga larg, deri kur largohet nga fusha. Janë me siguri ditët e fundit në Madrid...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI