Flash

Barcelona bën zgjedhjen për trajnerin në Champions

Lapsi.al 18 July 2020
Barcelona bën zgjedhjen për trajnerin në Champions

Quique Setien për momentin mbetet trajneri i Barcelonës. Sipas Mundo Deportivo, tekniku ka marrë besimin nga ana e presidentin Josep Maria Bartomeu në përfundim të një takimi të gjatë ballë për ballë mbrëmjen e djeshme. Tekniku është vënë në diskutim pas humbjes në shtëpi kundër Osasuna që dorëzoi titullin kampion në La Liga tek Real Madrid, duke shkaktuar tërbimin e kapitenit blaugrana Lionel Messi: "O të ndryshojë dicka ose do të humbasim edhe kundër Napolit", kanë qenë fjalët e ashpra të kampionit argjentinas.

Pas zërave që qarkulluan në lidhje me një ardhje të mundshme të Laurent Blanc ose promovimin e teknikut të Barça B García Pimineta, në fund nuk pati asnjë zhvillim e Setien do të jetë rregullisht në pankinë në 8 gusht pikërisht për sfidën kundër Napolit, në Champions League. Ndërkohë, skuadra do të ketë 5 ditë të lira pas ndeshjes së të dielës në shtëpinë e Alaves e stërvitjeve të së hënës e të martës, për tu kthyer të stërviten më pas sërisht të hënën e 27 korrikut për të përgatitur sfidën kundër skuadrës italiane të drejtuar nga Rino Gattuso.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI