Flash

Bastet, penalltitë e kartonët e kuq: një arbitër i dëmtuar bën të dridhet futbolli

Lapsi.al 18 July 2020
Bastet, penalltitë e kartonët e kuq: një arbitër i

Bota e futbollit kthehet të dridhet për shkak të basteve, por këtë herë të përfshirë mund të mos jenë lojtarë apo drejtues sportivë, por një arbitër. Prokuroria e Romës po heton mbi bastet anomale në Serie C e kampionatin e të rinjve, duke nisur nga një ndeshje e pezulluar për shkak të dëmtimit të arbitrit. Një cështje që i takon kohës para ndërprerjes së kampionateve, në fund të janarit. Për momentin nuk ka të hetuar formalisht.

Sipas ndërtimit të fakteve nga Repubblica, i gjithë mekanizmi i hetimit nisi për një event të vetëm: një ndeshje e Serie C, mbi të cilën organet e kontrollit, të ngacmuar nga agjensitë e basteve me lajmërimin për flukse anomale tek Federata, kishin hedhur sytë për veprimet të cuditshme, është pezulluar pak minuta nga fundi për dëmtimin e arbitrit. Një ndeshje pa ndonjë interes të vecantë as lokal as klasifikimi - bën të ditur e përditshmja - mbi të cilën bastvënësit ishin përqendruar, me një rezultat ndryshe nga ai që po vendosej në fushë.

Duke mos qenë i parashikuar arbitri i katërt në Serie C, me dëmtimin e arbitrit ndeshja është pezulluar e kush kishte vënë bast shifra të rëndësishme mbi rezultatin final ka evituar humbjet. Ky detaj ka bërë që agjensitë e basteve, jo vetëm italiane, të sinjalizonin situatën.

Prokuroria e Figc ka hetuar situatën e arbitrit, duke ekzaminuar karrierën mes Serie C e të rinjve, duke gjetur shumë anomali: kartona të kuq të shumtë, shumë penallti - shpesh dy për ndeshje e të kombinuara me karton të kuq, e sfida që në shumë raste kishin sjellë protesta të ashpra në fushë. Pa prova të forta, cështja i kalon Prokurorisë së Romës.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI