Flash

Zidane tremb Real Madrid, si herën e parë: "Kam një kontratë, por nuk i dihet"

Lapsi.al 18 July 2020
Zidane tremb Real Madrid, si herën e parë: "Kam një

"Askush nuk e di cfarë do të ndodhë, e për këtë unë nuk flas për vitin e ardhshëm. Kam një kontratë, më pëlqen të qendroj këtu e më kënaq ajo që kam bërë, por nuk i dihet krrë cfarë ndodh në futboll. Për tani po festoj këtu e më shijon, të shohim deri kur". Me këto fjalë Zinedine Zidane, në konferencë shtypi në vigjilje të ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Leganes, i përgjigjet pyetjes mbi të ardhmen. "Për sezonin e ardhshëm duhet menduar më herët - thotë 'Zizou' -, sepse ka shumë gjëra për tu shqetësuar: ndeshja e nesërme, ajo në Champions me City, që për ne do të jetë e komplikuar por në të cilën do të japim gjithcka deri në sekondën e fundit. Ka ende kompeticione në lojë, kështu që nuk më duket rasti të flasim për sezonin që do të vijë. Gjërat bëhen me radhë".

Ky është edhe suksesi i parë i teknikut francez pa Cristiano Ronaldo e ngacmimi është pikërisht aty: "Cdo gjë që kemi fituar është meritë e lojtarëve që janë tani - është përgjigja e francezit - e duhet cmuar, sidomos sepse të fitojë këtë kampionat nuk ishte e lehtë, luftuam deri në ndeshjen e fundit përpara kësaj. Nëse jam unë 'Special One' i Real? Nuk ndihem kështu, por si një njeri që ka qenë me fat të është në këtë klub e që ka këta lojtarë. E mundohem ta shijoj ditë pas dite, sepse e di që e gjitha kjo, herët a vonë, do të mbarojë, si ndodhi herën e kaluar".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI