Flash

CR7, akord me Newcastle: sauditët kanë fjalën e portugezit

Lapsi.al 18 July 2020
CR7, akord me Newcastle: sauditët kanë fjalën e portugezit

Cristiano Ronaldo duhet të jetë blerja e parë e përbindshme e projektit të ri të Newcastle, me ardhjen e pronarëve sauditë. Kjo është ajo që bën të ditur revista sportive spanjolle Don Balon në faqen e saj zyrtare, duke nënvizuar se portugezi ka një akord verbal me klubin, në vecanti me fondin sovran të Arabisë Saudite që është tashmë gati të marrë klubin britanik.

Bëhet fjalë për një kontratë dy vjecare, por për CR7 do të jetë mundësia të largohet edhe pas një viti për ta mbyllur më pas karrierën në Shtetet e Bashkuara në MLS. Sulmuesi portugez do të jetë pothuaj 37 vjecar në përfundim të kontratës me bardhezinjtë dhe mund ta bëjë kthimin në Premier League, si trampolinë për të mbyllur karrierën përtej oqeanit.

CR7 zgjodhi të firmosë për Juventus, në përfundim të kontratës me Real Madrid, për të patur mundësinë të luante ende në nivele të larta dhe të fitonte Champions League e pse jo edhe Topin e Artë. Ky sezon nuk ka përfunduar, e portugezi ka edhe një tjetër për të luajtur në Torino, por fiton ose jo Champions gjërat pak mund të ndryshojnë në planet e 5 herë Topit të Artë për të ardhmen...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI