Flash

Hamilton, dy rekorde për një pole position: britaniku i shkatërron të gjithë në Hungari

Lapsi.al 18 July 2020
Hamilton, dy rekorde për një pole position: britaniku i

Do të jetë Lewis Hamilton që do të niset para të gjithëve në GP të Hungarisë. Piloti britanik, që në kualifikuese e ka mbyllur kronometrin në 1'13''447, rrëmben kështu rekordin e pistës në pole position përpara shokut të skuadrës Bottas (+0''107) e Racing Point të Stroll (+0''930). Shkojnë për herë të parë në sezon së bashku në Q3, Sebastian Vettel e Charles Leclerc që u pozicionuan respektivisht në vendin e pestë (+1''327) e të gjashtë (+1''370).

Nuk ka rekord që të mbajë kur Lewis Hamilton zbret në pistë. Piloti britanik i shkatërron të gjithë në Hungaroring, duke shënuar kohën më të mirë në cirkuitin e Budapestit përpara shokut të Mercedes Valtteri Bottas. Një pasdite super ajo e gjashtë herë kampionit të botës, i cili që në Q2 kishte vendosur një rekord të ri dhe e përmirësoi akoma më shumë në Q3. Për Hamilton është pole numër 90 në karrierë, i terti radhazi në Hungari.

Radha e parë dhe e dytë e gjitha e markës Mercedes sepse Racing Point kanë dhënë spektakël: koha e tretë dhe e katërt për Lance Stroll e Sergio Perez që, me RP20, nuk kanë ndërmend të ndalen pavarësisht reklamimeve e dyshimeve të hedhura nga Renault.

Rezultat optimist edhe për Ferrari, për herë të parë të dy makinat shkojnë në Q3 që nga fillimi i sezonit. Mes dy makinave SF1000 më e mira ka qenë ajo e drejtuar nga Sebastian Vettel, që e mbyll i pesti me 1''327 vonesë, por Leclerc nuk hoqi dorë deri në fund, duke u vendosur në vendin e gjashtë e kështu në radhën e tretë bashkë me shokun e skuderisë.

Keq përsëri makinat Red Bull. Max Verstappen e mbylli i shtati pas Ferrarit, ndërsa Albon doli jashtë në Q2.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI