Flash

Milan, largimi i Piolit tani është problem: "Është shumë i rëndësishëm, unë luaj për të"

Lapsi.al 19 July 2020
Milan, largimi i Piolit tani është problem: "Është

Milan post lockdoën vazhdon të fluturojë e të shënojë me një rregullsi të paparë. Me 5-1 ndaj Bolonjës kuqezinjtë blindojnë Europa League por, në fund të sezonit sipas planit duhet ti thotë lamtumirë Stefano Pioli, arkitekt i ringjalljes së kuqezinjve, bashkë me Zlatan Ibrahimovic. Por duket se ky veprim, me Ragnick që pret të marrë drejtimin e ekipit, nuk do të jetë kaq i thjeshtë. Të paktën duke gjykuar fjalët e Hakan Calhanoglu, një nga lojtarët më në formë: "Unë luaj për të, është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne" ka thënë fantazisti turk.

"Pioli më ka ndryshuar shumë si njeri e si lojtar - vazhdoi Calhanoglu - ai më lë të luaj si dua, i lirë, flet shumë me mua edhe jashtë fushës. Mund të them se luaj edhe për të sepse trajneri është një njeri shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua por edhe gjithë skuadrën. Jemi të gjithë të lumtur që kemi një trajner si ai. Ky grup është për tu rikonfirmuar - shtoi Calhanoglu - Nuk është e lehtë të luash cdo dy ditë. Këmbët tona janë të lodhura, por treguam zemrën e mentalitetin tonë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI