Tirana ka festuar titullin e 25 kampion në histori, falë fitores 1-0 të Vllaznisë kundër Kukësit, duke shpërthyer emocionet e presidentit Refik Halili. Numri 1 i bardhebluve ka dhënë detajet për merkaton, në këndvështrimin Champions, por ka shmangur konfirmimin e teknikut actual Egbo: “Është e pamshmangshme që ti jepet merita, të gjithë skuadrës, stafit e natyrisht trajnerit Egbo – tha Halili në lidhje direkte me Rubrika Sportive -. Ne kemi folur e natyrisht do të ulemi sërisht të flasim me Egbo”.
Natyrisht tani ka fare pak kohë për tu qetësuar, sepse duhet menduar për sezonin e ardhshëm dhe prezantimin në Champions, ku Tirana kërkon të bëjë figurë të mirë. E për këtë, duhen përforcime, që numri 1 i klubit zbulon se i ka përcaktuar, ndërsa paralelisht do të punojë me rinovimet: “Duam të prezantohemi sa më mirë në Champions, si i takon Tiranës – tha Halili -. Kemi përcaktuar lojtarët dhe do të bëjmë pak lëvizje, por cilësore. Pastaj po punojmë edhe për rinovimet”.